Konfirmohet kandidatura e Sami Lushtakut për kryetar të Skenderajt
28 maj 2021
| 18:14
Kryesia e degës së PDK-së në Skenderaj ka mbajtur takim në të cilin ishte i pranishëm edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.
Kryesia e degës dhe Hoxhaj, unanimisht kanë përkrahur kandidaturën e kryetarit të degës së PDK-së Sami Lushtaku për kryetar të Skenderajt për zgjedhjet lokale që do të mbahet në vjeshtë të këtij viti.
Kryesia e degës ka konfirmuar se kandidaturën e Lushtaku e mbështesin të gjitha strukturat e partisë dhe qytetarët e Skenderajt.