Konfirmohet lëndimi i rënd i Brojës, shqiptari mund të kthehet te Chelsea

16 janar 2025 | 11:42

Trajneri i Evertonit, David Moyes ka konfirmuar lëndimin e rëndë të sulmuesit shqiptar, Armando Broja, të cilit mund t’i ndërpritet huazimi dhe të rikthehet te klubi i tij Chelsea.

Sulmuesi shqiptar ishte i pafat javën e kaluar në ndeshjen e raundit të tretë të Kupës FA mes Evertonit dhe Peterboroughit. Broja u inkuadrua në lojë në minutën e 68-të, por menjëherë në minutën e 83-të, pësoi një lëndim të rëndë, i cili e detyroi të largohet nga fusha me barelë. Disa ditë pas kësaj ndeshje, trajneri i Evertonit, Moyes ka treguar lëndimin e Brojës duke thënë se mund të mungojë deri në tre muaj. Përveç kësaj, Evertoni mund t’ia ndërpresë huazimin dhe sulmuesi shqiptar të kthehet te Chelsea për rehabilitimin e tij nga lëndimi.

“Ne mendojmë se ai do të jetë jashtë për diku 10-12 javë. Janë ligamentet e kyçit të këmbës”, ka thënë fillimisht Moyes. “Kjo ndoshta do të thotë se ka një mundësi që ai do të duhet të kthehet në Chelsea”, ka përfunduar trajneri i Evertonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori në largim i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka…