Konfirmohet lidhja e Fifit, i dashuri i saj është ish-bashkëshorti i modeles së njohur

06 shkurt 2022 | 13:05

Këngëtarja e njohur Fifi si duket ka hyrë në një romancë të re.

Bëhet fjalë për Adis Patushin, i cili është një emër i njohur për showbizin.

Patushi ka qenë i martuar me modelen, Adrola Dushi, me të cilën ka dhe një djalë.

Fifi e ka konfirmuar romancën me Adisin gjatë një koncerti të mbajtur dje.

 

 

Në rrjete sociale është duke qarkulluar video ku Fifi pasi përfundon këngën e puth Adisin.

Javë më parë, u përfol se këngëtarja kishte nisur një romancë të re pas daljes nga shtëpia e Big Brother me Granit Canën.

Ajo pati shprehur pëlqimin për Granitin gjatë qendrimit brenda shtëpisë, por ky i fundit nuk e çoi shoqërinë mes tyre në një tjetër nivel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti GAP ka publikuar të dielën raportin “Qëndrueshmëria e investimeve…