Konfirmohet nga Apeli aktakuza ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha

24 dhjetor 2021 | 10:18

Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, dhe ndaj ish-tre anëtarëve të këtij institucionit, të cilët akuzohen për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe i autoritetit zyrtar.

Në njoftimin e Apelit thuhet se është e pabazë ankesa e mbrotjes së të akuzuarve për hedhjen poshtë e aktakuzës së ngritur nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Me aktvendimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë refuzuar si të pabazuara kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave të ushtruara nga mbrojtësitë e të pandehurve. Të pandehurit Dh.H., F.M., D.Sh., K.C. dhe N.O. secili veç e veç akuzohen për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414, paragrafi 2. lidhur me nenin 71, paragraf 1. të KPRK”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gigi Buffon ka thënë se ardhja e Cristiano Ronaldos në…