Konfirmohet nga Bayerni: Tucheli do të largohet në fund të sezonit
Drejtori i Bayern Munich, Jan-Christian Dreesen e ka konfirmuar edhe njëherë se trajneri Thomas Tuchel do të largohet nga “Allianz Arena” në fund të sezonit.
Bavarezët dështuan ta mbronin titullin e kampionit, por janë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ata barazuan 2:2 në ndeshjen e parë ndaj Real Madridit në shtëpi. E Dreesen tha se Tuchel do të largohet nga klubi në fund të edicionit.
“Ne të gjithë do të ishim të lumtur të fitonim Ligën e Kampionëve dhe më pas të ndajmë rrugët. Duhet ta vlerësoni vendimin në momentin kur është marrë. Ishte një situatë ndryshe”, ishin fjalët e tij.
Shumë emra janë përmendur për të marrë drejtimin e Bayern Munich, por ende nuk ka diçka konkrete.
🚨🔴 Bayern CEO Dreesen confirms Tuchel will not stay: “We would all be happy together winning the UCL and then we go separate ways”.
“You have to assess the decision at the point in time it was made. It was a different situation”. pic.twitter.com/6F7KBEJnDh
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 1, 2024