Konfirmohet nga MPJD, një vajzë nga Kosova e plagosur në sulmin që ndodhi në Finlandë
02 prill 2024
| 19:54
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar se në mesin e të plagosurve nga sulmi në Finlandë në një shkollë është edhe një vajzë nga Kosova, përcjell Reporteri.net.
Siç thuhet në njoftim, përmes ambasadës së Kosovës në Stokholm, shteti i Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet finlandeze dhe me familjen e vajzës e cila është plagosur.
“Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova”.