Konfirmohet nga prokuroria: Polici u vra aksidentalisht

16 mars 2022 | 16:55

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka dhënë detaje për vdekjen e një polici.

Kjo prokurori ka konfirmuar se B.T, është vrarë aksidentalisht, të cilit derisa ishte në një trajtim, i është shkrepur arma.

“Sot rreth orës 10:30 në poligonin e gjuajtjes të policisë në fshatin Cërrnushë të Mitrovicës, një polic me iniciale B.T 44 vjeç., deri sa ka qenë në gjuajtje në kuadër të një trajnimi të rregullt, aksidentalisht i është shkrepur arma zyrtare dhe për pasojë është plagosur dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ku personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”, ka njoftuar prokuroria.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata e krijuar ekonomike si dhe kriza që ka kapluar…