Konfirmohet që Kim Kardashian pjesë e një filmi të ri

20 nëntor 2023 | 16:10

Kim Kardashian ka marrë një ofertë të re për të qenë pjesë e një filmi, të titulluar “The 5th Wheel”.

Filmi do të jetë i zhanrit komedi dhe është shkruar nga Paula Pell dhe Janine Brito.

Kim ka zhvilluar disa takime me krijueset e filmit dhe roli i saj do të jetë ai i një gruaje në karrierë, sipërmarrëse e një biznesi.

Rishtazi, Kim ka shkëlyqyer në rolin e Siobhan në serialin “American Horror Story: Delicate”, ndaj duket se ia ka marrë dorën serialeve dhe ekranit të kinemasë.

Kim ka eksperiencë me serialet, pasi prej vitesh, ajo dhe familja e saj kanë krijuar një serial që tregon jetën e tyre private, të quajtur “The Kardashians”, megjithatë, duhet thënë se pjesëmarrja e saj në sezonin e ri të “AHS: Delicate”, si dhe roli i ri që do të luajë në “The 5th Wheel” janë hapa të mëdhenj në karrierën e saj kinematografike.

Pas rolit në serialin horror, Kim Kardashian do të jetëPas rolit në serialin horror, Kim Kardashian do të jetë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i njohur kosovar Arbnor Muja ishte transferuar vitin e…