Konfirmohet rasti i parë i koronavirusit në Zvicër
25 shkurt 2020
| 17:00
Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar rastin e parë të koronavirusit, ka bërë të ditur të martën Zyra Federale zvicerane për Shëndetësi.
Detaje tjera do të bëhen të ditura më vonë, kanë thënë zyrtarët e kësaj zyre, duke mos u përgjigjur në pyetjet se në cilin qytet ishte konfirmuar rasti i parë, raporton “Reuters”.
Ndërkaq, shifrat e koronavirusit janë rritur më së shumti në Itali.
Në Itali janë konfirmuar 7 të vdekur dhe 287 infeksione: 212 raste dhe 6 viktima në Lombardi; 42 raste dhe një vdekje në Veneto; 23 raste në Emilia Romagna, 3 në Piemonte dhe Lazio, një në Tirolin e Jugut dhe një në Siçili.