Konfirmohet rasti i parë i lisë së majmunëve në Ballkan

24 maj 2022 | 10:03

Është konfirmuar rasti i parë me linë e majmunit në Slloveni.

Sipas mediave atje një shtetas slloven pasi ishte kthyer nga Ishujt Kanarie ka rezultuar të jetë i infektuar.

Instituti Kombëtar Slloven i Shëndetit Publik pritet të shpalos sot më shumë informata për rastin.

Shpërthimet e fundit të raportuara janë atipike, sipas OBSH-së, pasi ato po ndodhin në vende ku virusi nuk qarkullon rregullisht. Shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë origjinën e rasteve aktuale dhe nëse ka ndryshuar ndonjë gjë në lidhje me virusin.

Shumica e rasteve të raportuara deri më tani janë zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë dhe Portugali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Olena Zelensky ka thënë se lufta në vendin e saj…