Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në skuadrën e Barcelonës
26 mars 2020
| 12:01
Kreu i shërbimeve mjekësore të Barcelonës, Ramon Canal, ka dalë pozitiv në testet për koronavirus.
‘La Vanguardia’ raporton se Ramon Canal, si kreu i shërbimeve mjekësore te Barcelona, është infektuar me koronavirus.Pozitiv në korona ka dalë edhe udhëheqësi mjekësor në sektorin e hendbollit te Barcelona.
Të dy mbeten të shtruar në spital, duke u shëruar nga Covid-19. Deri më tani, asnjë rast i infeksionit me Covid-19 nuk ishte i njohur te Barcelona.