Konfirmohet rasti i parë me koronavirusin e ri në Bosnje dhe Hercegovinë
05 mars 2020
| 10:48
Bosnje dhe Hercegovina ka konfirmuar rastin e saj të parë me koronavirusin e ri.
Lajmin e ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Republikës Serbe, Alen Sheraniq, në një konferencë për medie.
“Bëhet fjalë për një punëtor që ishte në Itali dhe që u kthye në Banja Llukë. Ai u transferua në një qendër klinike. Gruaja e tij është negative, por fëmija është pozitiv për korona virus”, ka thënë Sheraniq, duke shtuar se mund të paraqiten më shumë raste.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kujdesen për higjenën personale.
Këshilli i Ministrave i Bosnje dhe Hercegovinës do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme të enjten për të diskutuar situatën.