Konfirmoi lidhjen me protagonistin e “Uomini e Donne”, modelja shqiptare bën bujë në mediat italiane
Kur Erjona Sulejmani dhe futbollisti i njohur, Blerim Xhemaili, dhanë lajmin se ishin ndarë, menjëherë “shpërthyen” lajmet për ta. U bë një nga ngjarjet më të bujshme edhe për faktin se modelja nisi që të bënte akuza të forta për ish-partnerin e saj.
Gjatë intervistave të ndryshme, Erjona nuk linte pa përmendur se Blerimi nuk e kënaqte në shtrat dhe u shpreh e sigurt se çdo partnere futbollisti e kishte një problem të tillë.
Sulejmani është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit foto e video shumë provokuese. Madje ajo herë pas here bën edhe bashkëbisedime me fansat, të cilët nuk ngurrojnë që ta pyesin edhe në lidhje me futbollistin e njohur, me të cilin ka dhe një djalë.
Por tashmë duket se Erjona e ka hedhur pas këtë histori që është komentuar gjatë. Së fundmi modelja ka ndarë me fansat në “Instagram” fotografi me protagonistin e “Uomini e donne”, Alessandro Basciano.
Dyshja ka nisur një romancë e cila ka marrë jo pak vëmendje nga mediat italiane, të cilat gjithashtu kanë deklaruar se çifti është fejuar.
Për të pohuar këto lajme, Erjona dhe Alessandro ndanë foto seksi nga pushimet së bashku, duke konfirmuar për të gjithë kuriozët fejesën e tyre.
Këto ditë, Erjona dhe Alessandro janë me pushime në Pulia, mes diellit, detit dhe ushqimit të mirë, dhe këto pushime ishin rasti më i mirë për të deklaruar fejesën.
Alessandro, 32 vjeç, është gjithashtu baba i një djali 5-vjeçar, Nicolò, nga lidhja me Clementina Deriu. Duket se Erjona e mbajti fjalën e saj, pasi tha se nuk do të merrej më kurrë me një futbollist.