Konfiskimi i pasurisë së paligjshme, prioritet për AAPSK-në
Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), Rrahim Rama, ka pritur të enjten në vizitë në depon qendrore të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, udhëheqësin e Sektorit për Sundim të Ligjit, Cezary Michalczuk si dhe përfaqësues të tjerë nga zyra e BE-së.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për sfidat me të cilat ballafaqohet AAPSK rreth administrimit të pasurive të fituara nga veprat penale, me ç’rast është konfirmuar edhe një herë mbështetja e zyrës së Bashkimit Evropian si dhe angazhimi dhe përpjekja e tyre për themelimin e Fondit të Konfiskimit.
Sipas njoftimit për medie, për të dyja palët, konfiskimi i pasurisë së paligjshme ka qenë dhe do të mbetet prioritet themelor edhe në të ardhmen dhe instrument kryesor në luftën kundër korrupsionit.