Konfiskohen 12 mijë euro të falsifikuara në Prishtinë
22 dhjetor 2018
| 14:01
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për falsifikim të parave.
Atij i janë gjetur 24 monedha të falsifikuara në vlerën e 12 mijë eurove. I dyshuari rreth orës 9:00 në një lokal të lojërave të fatit kishte futur në qarkullim kartëmonedhën në vlerë prej 500 euro të falsifikuar.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë.
I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, është dërguar në mbajtje.