Konfiskohen 18 milionë euro pasuri të klanit mafioz “Spada” në Itali

22 prill 2020 | 13:32

Autoritetet italiane kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm mega operacionin e koduar “Apogeo” i cili ka çuar në sekuestrimin e pasurisë së klanit mafioz  “Spada” me veprim në bregdetin roman Ostia.

Guardia di Finanza me urdhër të Prokurorisë së Romës dhe pas hetimve të kryera nga Drejtoria e Antimafias ka vënë nën sekuestro pasurinë e klanit “Spada” me vlerë 18 milionë euro e fshehur në kompani e biznese nën emra fallco apo nën identitetetin e personave e familjarëve të tretë të lidhur me anëtarët e këtij klani.

Janë sekuestruar 10 shoqëri biznesi, 2 kompani e 6 klube sportive e kulturore si dhe menaxhimi në disa bare, lojëra fati, pika karburanti, furra buke, palestra, shkolla baleti, sallone automjetesh e firma ndërtimi.

Nën sekuestro është vënë dhe palestra në Ostia ku më nëntor të 2017 bosi mafioz Roberto Spada dhunoi dhe kërcënoi një ekip gazetarësh e operatorësh të RAI.

Klanit “Spada” iu konfiskuan dhe 2 vila në komunat Ostia e Ardea të Romës si dhe 13 automjete e llogari bankare./oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në…