Konfiskohen 182 kg marihuanë në kufirin me Serbinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 182 kilogramë marihuanë në vlerë rreth 400 mijë euro, në një veturë në zonën kufitare Kosovë – Serbi të martën.
“Janë sekuestruar narkotikë në sasi prej 182 kilogramë të llojit marihuanë, ku vlera e kësaj substance narkotike në treg dyshohet të jetë rreth 400.000 euro”, thuhet në njoftim.
Ndërsa si prova materiale relevante për rastin janë sekuestruar një veturë dhe një kombi me targa vendore të cilat janë përdorur në rast si dhe dy telefona celularë.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë menjëherë veprime hetimore, ku në konsultim me prokurorin kujdestar janë arrestuar dy të dyshuar shtetas kosovarë”.
Sipas njoftimit, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në ndalim policor prej 48 orësh.