Konfiskohen 35 kilogramë drogë në Gjakovë
Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të madhe të substancave narkotike.
Përmes një komunikate për media, Policia ka bërë të ditur se sasia është kapur në Gjakovë, shkruan lajmi.net.
“Policia e Kosovës me datë 21 gusht 2019 ka pranuar informacione për një veturë e cila bënte lëvizje të dyshuara. Pas pranimit të këtyre informacioneve, njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë, ka dalur në lokacion me ç’rast ka vëzhguar dy persona të dyshuar, i dyshuari i parë e kishte të parkuar veturën në një parking, në ndërkohë që me veturën e të dyshuarit të dytë kanë vazhduar në drejtim të qytetit të Gjakovës”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Drejtoritë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë dhe Pejë, kanë bërë kontrollimin e veturës së të dyshuarit të parë e cila ka qenë e parkuar, me ç’rast në bagazhin e veturës së njëjtë janë gjetur katër (4) qese të mbushura me substancë narkotike të llojit Mariuhanë, poashtu në cilësi të provave materiale janë konfiskuar edhe disa dëshmi, si në vijim
Katër (4) qese najloni ngjyrë të zezë, në brendësi të tyre të ndara në folie najloni, të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, me peshë totale rreth 31 kg e 102 gram (Tridhjetë e një kilogram, e njëqindë e dy gram),
Dy (2) Vetura,
Një (1) dokument,
Dy (2) leje të qarkullimit dhe qelësat e veturave,
Tre (3) telefona,
Para të gatshme 75 (shtatëdhjetë e pesë) euro dhe 1800 (Njëmijë e tetëqind) lekë të Shqipërisë,
Dy të dyshuarit e arrestuar janë:
M 1979 M Shqipëtar / Shqipërisë
M 1995 M Shqipëtar / Shqipërisë
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që të inicohet rast për “Blerje, posedim, shitje ose shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, poashtu me urdhër të të njëjtit, të dyshuarave u është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë”.