Konfiskohen 490 euro false në Graçanicë, ishin monedha metalike nga 2 euro

09 dhjetor 2023 | 09:04

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar para false në fshatin Preoc të Graçanicës.

Paratë e konfiskuar kanë qenë monedha metalike 2 euro, vlera e të cilave arrinte 490 euro.

“Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka raportuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike 245×2 euro në vlerë 490 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e Financave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, janë…