Konfiskohen 680 paketime me duhan të përpunuar në Gjilan

27 shtator 2024 | 11:11

Policia ka bërë të ditur se janë gjetur dhe konfiskuar 680 paketime me peshë 340 kilogramë duhan i përpunuar në Gjilan.

“Nga patrullat policore është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra (duhan)”.

“Janë gjetur dhe konfiskuar 680 paketime me peshë 340 kg duhan i përpunuar. Me urdhër të prokurorit kompetentë, malli së bashku me automjetin dërgohen në terminalin doganor Dheu i Bardhë”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar sërish një fotografi…