Konfiskohen armë e municion në Pejë dhe Deçan
Mbrëmë (28.10.2021), rreth orës 22:30, nga patrulla e Stacionit Policor në Pejë, është ndaluar vetura me targa vendore ku pas verifikimit të dokumenteve dhe kontrollit Policia ka hasur në armë.
Me këtë rast Policia ka konfiskuar: një armë automatike me një karikator, një armë automatike e tipit Zig Zauer me karikator dhe dylbi përcjellëse, katër fishekë të kalibrit 7.62mm dhe një sprej.
Policia njofton se tre personat e dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit dy nga ta janë liruar ndërsa personi i tretë është ndaluar për 48- orë.
Derisa në të njëjtën ditë, hetuesit e Stacionit Policor në Deçan, përmes rrugëve operative ka pranuar një video incizim në të cilin personi i dyshuar kishte postuar në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri.
Pas një pune operativo-hetimore hetuesit e Stacionit Policor në Deçan kanë identifikuar dhe arrestuar tё dyshuarin, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: Pushkë me laser cal: 7.62mm, pushkë gjuetie 12mm, tytë e cal i panjohur, dylbi e pushkës, laser për armë, 120 (njëqind e njëzet) copë fishek të cal: 7.62mm dhe 25 ( njëzet e pesë) fishek cal:12mm.