Konfiskohen barna të kontrabanduara nga Turqia në vlerë rreth 10.000 euro (foto)

16 maj 2018 | 16:47

Oficerët doganor gjatë kontrollit të dërgesave në import më saktësisht të mallrave të importuara nga Turqia kanë hasur në sasi të konsiderueshme të barnave (medikamente).
“Vlera preliminare e produkteve të gjetura është afër 10.000 euro me këtë rast për shkak se importuesi ka bërë shkelje të dispozitave të KDAK-së, neni 276 pika. Ndaj të njëjtit është inicuar proces për kundërvajtje gjithashtu rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, gjatë kontrollit detal të një dërgese të deklaruar si material apo aksesor për mobilje janë hasur paketime të përziera ku të fshehura brenda pakove me këmbe të plastikës për mobilje janë gjetur sasi e konsiderueshme e barnave si në vijim:
1. Zespera 10 mg 1/14 = 608 cope;
2. Galvus Met 50mg/1000 mg 1/10 = 42 cope;
3. Elocon (krem) 30 gr 0.1 % = 47 cope;
4. Travazol 15 gr (krem) = 312 cope;
5. Ovul 1/7 = 30 cope;
6. Coronis 6.25 mg 1/14 = 200 cope;
7. Cyclo – Pogynova 1/21 = 160 cope;
8. Atarax 25 mg 1/10 = 60 cope;
9. Oksamen 20 mg 1/10 = 29 cope;
10. Cosadex 50 mg 1/14 = 20 cope;
11. Comadin 5 mg 1/14 = 44 cope;
12. Singulair 4 mg 1/14 = 47 cope;
13. Etol 400 mg 1/14 = 68 cope;
14. Aldaxtone-A 25 mg 1/10 = 183 cope;
15. Aerius 5 mg 1/10 = 90 cope;
16. Leponex 25 mg 1/10 = 75 cope.

Image

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bostoni e ka fituar 107-94 ndaj Clevelandit në finalen e…