Konfiskohen dhe asgjësohen produkte pa afat në Klinë
Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Klinës, përkatësisht inspektorët komunalë duke iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve, janë duke vazhduar aksionin e kontrollit të qendrave të mëdha tregtare dhe marketeve, për afatin e skadimit të mallrave, kryesisht ushqimore, me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve. Gjatë inspektimit është asgjësuar një sasi e madhe e mallit, aty ku është hasur në të gjithë artikujt pa afat dhe të dëmtuara.
Me këtë rast, drejtori i Inspektoratit, Petrit Bekaj, ka ftuar qytetarët që nëse eventualisht hasin në produkte jo vetëm ushqimore, me afat të skaduar, të njoftohen inspektorët komunalë.
Gjithashtu inspektorët e Klinës kanë lutur të gjitha bizneset e kësaj komune që të respektojnë dispozitat e nenit 17 të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.
/Epoka e re/