Konfiskohen dhe asgjësohen produkte të mishit pa afat
Drejtoria e Inspekcionit, përkatësisht inspektorët komunalë në bashkëpunim me stacionin policor në Drenas, kanë inspektuar mall të ndryshëm në territorin e kësaj komune.
“Gjatë inspektimit kanë vërejtur mall të dyshimtë dhe pas inspektimit, në procesverbal nr. 004271 është konstatuar se një person është zënë duke bërë transport në veturën e tij me produkte të mishit me afat të skaduar (78 kg) dhe pa faturë përcjellëse që është në kundërshtim me dispozitat e nenit 17 të Ligjit Nr. 04/L-121 për Mbrojtjen e Konsumatorit, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 21 (1) të Ligjit për Inspektoratin dhe Mbikëqyrjen e Tregut Nr. 03/L-181, është bërë konfiskimi i mallit dhe asgjësimi i tij sipas dispozitave të nenit 18 të këtij ligji. Prandaj lusim të gjitha bizneset në Komunën e Drenasit që të respektojnë Ligjin për Tregti të Brendshme, duke larguar nga shitja të gjithë artikujt pa afat”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.