Konfiskohen dy mijë kilogram mjaltë në fshatin Debellde

20 mars 2022 | 16:35

Policia kufitare sot ka konfiskuar dy mijë kilogram mjaltë në fshatin Debellde.

Këto kilogramë ishin futur në Kosovë nga Maqedonia e Veriut ilegalisht me anë të një furgoni, të cilin policia e kishte vërejtur dhe e kishte parandaluar një rast të kontrabandës me mallra.

Në njoftimin e policisë thuhet se drejtuesi i automjetit duke shfrytëzuar terrenin malor, ka arrit të ik, kurse automjeti dhe ngarkesa janë konfiskuar.

Rasti është duke u trajtuar si ‘kontrabandë me mallra’ nga hetuesit policorë të Njësisë së Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Kufitare Lindje.

Njoftimi i plotë:

Policia kufitare  parandalon një rast të kontrabandës me mallra

Njësia patrulluese e policisë kufitare të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zheger, gjatë realizimit të detyrave në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e dukurive të kundërligjshme me thekës të veçantë kontrabandës dhe krimeve ndërkufitare, sot më 20.03.2022, rreth orës 11:30, ka arritur të identifikojë dhe të parandalojë një rast të kontrabandës me mallra.

Në pjesën malore të fshatit Debellde, është hasur automjeti furgon ngjyrë e bardhë, në të cilin kishte 2000 (dy mijë) kg. mjaltë. Dyshohet se drejtuesi i automjetit kishte shfrytëzuar rrugët malore, ilegale për të kontrabanduar mjaltin nga Republika e Maqedonisë Veriore për në Republikën e Kosovës. Drejtuesi i automjetit duke shfrytëzuar terrenin malor, ka arrit të ik, kurse automjeti dhe ngarkesa janë konfiskuar.

Rasti është duke u trajtuar si ‘kontrabandë me mallra’ nga hetuesit policorë të Njësisë së Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Kufitare Lindje. Rasti do të trajtohet në bashkëpunim me organet e drejtësisë, kurse automjeti dhe ngarkesa do të dorëzohen në Doganën e Kosovës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 902 civilë janë vrarë dhe 1,459 të tjerë…