Konfiskohen produkte me afat të skaduar në Skenderaj
13 nëntor 2019
| 15:41
Inspektorët komunalë në kuadër të aktivitetit të tyre ditor, kanë kryer një kontroll rutinë në marketet e fshatit Polac të Komunës së Skenderajt, ku kanë hasur në gjëra ushqimore me afat të skaduar.
Pas kontrollit në një market në këtë fshat, inspektorët kanë konfiskuar mallin e skaduar dhe kanë bërë asgjësimi i tij.
Ndërsa, ndaj pronarit të marketit tek i cili janë gjetur artikuj me afat të skaduar, i është shqiptuar gjoba, konform dispozitave ligjore.
Komuna e Skenderajt ka bërë apel te pronarët e marketeve që shesin gjëra ushqimore, të jenë të kujdesshëm me produktet që shesin, kurse nga qytetarët kërkon bashkëpunim për të raportuar rastet e tilla.