Konfiskohen salsiçe të prishura në Prizren

11 maj 2018 | 20:25

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se fal njoftimit të një qytetari në Qendrën e Thirrjeve, sot kanë konfiskuar tre paketime me salsiçe të prishura, në një qendër të madhe tregtare në qytet.

Ai ka njoftuar se salsiçet kanë qenë me afat të skaduar dhe të krymbosura, ndërsa qendrës tregtare i është shqiptuar gjoba e dënimit.

Postimi i plotë i Haskukës në profilin e vet në “Facebook”:

KONFISKOHEN SALSIÇE TË PRISHURA

Falë njoftimit të një qytetari në Qendrën e Thirrjeve, sot kemi konfiskuar tre paketime me salsiçe të prishura, në një qendër të madhe tregtare në qytet.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët e ushqimit, të cilët kanë konstatuar se salsiçet janë me afat të skaduar dhe të krymbosura.

Qendrës tregtare tek e cila është gjetur ky produkt, i është shkruajtur proces verbali dhe shqiptuar dënimi, ndërsa salsiçet janë asgjësuar nëpërmjet Ekoregjionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Driton Lajçi  Vizita e Çedës u mirëprit me entuziazëm të…