Konfiskohen telefona e stimulantë seksualë në Gjakovë
27 shtator 2023
| 12:40
Njësia e Antikontrabandës së Doganës së Kosovës ka organizuar operacion në Gjakovë, ku kanë gjetur dhe sekuestruar mallra të paligjshëm.
“Gjatë këtij plani operativ, janë kontrolluar gjashtë subjekte të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar mallra të paligjshëm”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
“Mallrat përfshijnë, 30 telefona celularë Samsung dhe iPhone, 62 pajisje ‘Airpods’, 280 copë parfumë me origjinë nga Serbia, 29 pako çaj për dobësim dhe 88 pako të ndryshme të stimulantëve seksualë. Mallrat e zbuluara janë sekuestruar në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi. Në të njëjtën kohë, janë nisur procedurat e kundërvajtëse për personat përgjegjës”, thuhet në njoftim.