Konfiskohet mbi 500 kilogramë drogë në Nish, thuhet se u fut nga Kosova (Video)

25 nëntor 2021 | 15:08

Mbi 500 kilogramë marihuanë i janë gjetur sot nga policia serbe, një personi në kamionin e tij në Nish.

Të njëjtin siç raporton Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, autoritetet e kanë arrestuar, ndërsa bëhet e ditur se ky kamion ishte futur atje nga Kosova, ndërsa substanca më herët ishte bartur nga Shqipëria..

Policia ka bërë me dije se droga ishte destinuar për shitje në Serbi.

I arrestuari është shoferi me inicialet N.I, 46-vjeçar, i cili nuk ka pranuar të tregojë shtetësinë.

Me vendim të Prokurorisë së lartë publike në Nish, të njëjtit i është caktuar masa e ndalesës prej 48 orëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), Blerim…