Konfiskohet mjaltë në aeroportin ‘Adem Jashari’ në vlerë të rreth 3 mijë eurove
16 shtator 2024
| 14:41
Dogana e Kosovës ka konfiskuar më 12 shtator në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” 56 copë mjaltë nga një udhëtar, i linjës Stamboll – Prishtinë.
Në njoftimin e lëshuar për medie është thënë se vlera totale e mallit është 2 mijë e 922 euro e 78 cent.
Pas kontrollit të valixheve dhe analizës së imazheve nga skaneri, u hasën mallra të padeklaruara si më poshtë:
-38 copë Mjaltë Manuka “AIRBORNE” 30+ (500 gr), me vlerë 2 047 44 euro
-18 copë Mjaltë Manuka “AIRBORNE” 50+ (500 gr), me vlerë 875 34euro.
Ndërsa shmangia nga obligimet doganore është llogaritur në 871 euro.