Konfjuca në Athinë, takon homologun grek

02 qershor 2022 | 12:48

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, po qëndron për vizitë në Athinë, në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Konjufca është pritur në një takim nga kryetari i Parlamentit të Greqisë, Konstantin Tassoulas.

“E falënderova z. Tassoulas për përkrahjen që vendi i tij i ka dhënë Kosovës gjatë gjithë etapave shtetndërtuese si dhe kërkova prej tij thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar mes dy vendeve tona”.

“Kryetari i Parlamentit të Republikës Helene z. Tassoulas shprehu falënderimet e tij për diskutimet konstruktive të delegacionit tonë nga Kosova dhe na siguroi se vendi i tij do të vazhdojë qasjen konstruktive ndaj Kosovës. Ne gjithashtu diskutuam lidhur me zhvillimet globale dhe u pajtuam se përpjekjet për ruajtjen e paqes duhet të intensifikohen”, ka shkruar Konjufca në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I mbështjellë me flamurin kombëtar, arkmorti me trupin e pajetë…