Konflikti Izrael – Palestinë, Hamiti: LDK-ja është në linjë me politikën e ShBA-së

16 maj 2021 | 13:43

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është deklaruar sa i përket konfliktit në mes të Izraelit dhe Palestinës.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së,  Muhamet Hamiti, në një konferencë për medie ka thënë se qëndrojnë në një linjë me politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) kur është në pyetje kjo çështje , shkruan “Epoka e re”.

“Qeveria i din punët e veta. Ajo duhet të marrë një qëndrim. LDK-ja mendon se Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Sigurisht viktimat civile janë të dhimbshme, por Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe ne jemi në një linjë me politikën e ShBA-së dhe botës perëndimore”, ka thënë ai.

Hamiti është shprehur se duhet të bëhet çmos që ky konflikt të ndalet.

“Viktimat e këtij konflikti janë të dhimbshme dhe duhet të bëhet çmos që kjo të ndalet, po besoj që SHBA dhe partnerët tjerë do të bëjnë çmos që të ndalet ky konflikt”, është shprehur Hamiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tea Trifoni ishte e ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E…