Konflikti në Nagorno-Karabakh, Azerbajxhani ‘merr qytetin kyç’ të Armenisë
08 nëntor 2020
| 14:52
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka thënë se ushtria e tij e ka kapur një qytet kyç në rajonin separatist Nagorno-Karabakh.
Ai në një fjalim televiziv ka thënë se forcat azerbajxhanase kanë marrë Shusha, i njohur si Shushi në armenisht, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Zyrtarë të Armenisë megjithatë e kanë mohuar lajmin duke thënë se luftimet janë ende duke vazhduar.
Kapja e këtij qyteti me rëndësi strategjike do të ishte një fitore e madhe për Azerbajxhanin.
Kujtojmë se Nagorno-Karabakh është e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por drejtohet nga armenët etnikë të mbështetur nga Qeveria e Armenisë.