Konflikti në Ukrainë, Rusia nuk pranon Zvicrën si ndërmjetëse

26 shkurt 2023 | 15:40

Rusia ka refuzuar Zvicrën si ndërmjetëse në luftën në Ukrainë. Si justifikim, Ministria e Jashtme në Moskë thekson se Zvicra po vepron bashkë me sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë.

Zëdhënësja ministrisë ruse, Maria Zakharova citohet të ketë thënë në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme ruse se Zvicra nuk është më një shtet neutral, transmeton albinfo.ch.

Prandaj, Zvicra nuk mund të luajë më një rol ndërmjetësues në konfliktin në Ukrainë, ajo u është bashkuar “sanksioneve të njëanshme dhe të paligjshme” kundër Rusisë, shkruan srf.ch.

Ministri zviceran i punëve të jashtme, Federal Ignazio Cassis ka propozuar një takim “në frymën e Konventave të Gjenevës” në Nju Jork të premten.

Zvicra është gjithmonë e gatshme “të bashkojë të gjithë për të punuar drejt pajtueshmërisë më të mirë me të drejtën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amir Rrahmani tani është një lojtar kyç i skuadrës së…