Konflikti Rusi- Ukrainë: Europa në prag lufte

13 shkurt 2022 | 18:33

Zëvendëskancelari i Gjermanisë Robert Habeck është shprehur për televizionin RTL/NTV që Evropa mund të jetë në prag të luftës.

“Ne mund të jemi në prag të luftës në Evropë. Është absolutisht shumë kërcënuese.” tha Habeck.

Ndërkohë, kancelari Olaf Scholz ka planifikuar të mbajë një takim me presidentit rus Vladimir Putin këtë javë, ku do ta paraajmërojë për “pasoja të rënda” nëse sulmon Ukrainën. Gjithsesi ai është shprehur se nuk pret rezultate nga takimi.

Gjatë 2 ditëve të fundit shtetet perëndimore dhe SHBA janë alarmuar nga prania e forcave të shumta ushtarake ruse në kufi me Ukrainën.

Shtete si Amerika, Britania e Madhe, Hollanda, Norvegjia, Japonia e të tjera kanë paralajmëruar shtetasit e tyre të largohen sa më parë nga Ukraina. Edhe vendi ynë i ka bërë të njëjtën thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodhen në Ukraninë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Polonia po përgatitet për “skenarë të ndryshëm” duke përfshirë një…