Konfrontimi i të keqës me të mirën
Shkruan: Rrustem Mustafa
Ende nuk kemi krijuar elitën politike të mendësisë së lirë. UÇK largoi mendësinë e robit dhe sistemet politike nga e kaluara.
Në mesin tonë, ka ende njerëz që ishin të lidhur me sisteme të kaluara dhe vazhdojnë të prodhojnë telashe të natyrave të ndryshme. Ata ishin vënë në shërbim të së keqës dhe kanë krijuar vese të liga.
Sistemet politike nga e kaluara, kanë gravuar mentalitete politike dhe sociale te një kategori njerëzish, të cilët edhe ndryshimet pozitive që kanë rezultuar nga lufta e UÇK-së, e kanë të vështirë t’i pranojnë.
UÇK ka pranuar si aleat boshtin e së mirës dhe kemi vendosur bashkë me miqtë, modelin e suksesit.
Për fat të keq, në vazhdimësi këto 20 vite eshtë sulmuar nga po ato mendesi të liga modeli i mirë.
Blloku aleat, i prirë nga ShBA, duhet t’u kundervihet këtyre kategorive të së keqës.
Këtu, në këtë kundërvënie, duhet të përfshihen edhe ata që punuan në institucionet vendore dhe ndërkombëtare në vendin tonë, e që pa reshtur, herë të maskuar e herë sheshazi ia bënin shërbimin kësaj të keqeje dhe bile qenë shndërruar në mekanizma të saj.
Ata duhet t’i nderpresin punët e këqia që i kanë bërë kundër modelit të mirë, pa marr parasysh favoret, financat apo edhe obligimet tjera që i kanë pasur dhe mund t’i kenë nga sistemet e struktura armike, veçanërisht kundër Pavarësisë së Kosovës.