Kongresi amerikan miratoi paketën prej 484 mld dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve në ShBA ka miratuar paketën 484 miliardë dollarësh për ta ndihmuar ekonominë në luftën ndaj Covid-19, shkruan BBC.
Paketa, e cila do të shkojë kryesisht në ndihmë të bizneseve të vogla dhe spitaleve, është votuar më 20 prill edhe në Senat dhe ajo tashmë i është dërguar për nënshkrim presidentit amerikan Donald Trump.
Ky i fundit deklaroi se do ta miratojë paketën.
Muajin e kaluar Uashingtoni miratoi paketën më të madhe stimuluese në historinë e ShBA-së, 2 trilionë dollarë.
Ekonomia amerikane po përballet me vështirësi të mëdha për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi.
Gjatë 5 javëve të fundit, 26.4 milionë amerikanë kanë aplikuar për pagën e papunësisë.
ShBA-ja është vendi më i prekur në botë nga Covid-19, me 50 243 viktima dhe 886 709.