Kongresi i SHBA-ve, letër Blinkenit: Të respektohet reciprociteti, të krijohet Asosacioni i komunave serbe dhe shqiptare
Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një letre dërguar Sekretarit Amerikan të Shtetit Antonthy Blinken kërkon që nga marrëveshja që mund të arrihet në takimin e Ohrit midis Albin Kurtit dhe Vuçiçit të respektohet reciprociteti.
“Ky dialog është ndërtuar për të arritur një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë edhe njohjen reciproke”, thuhet në letër.
Gjithashtu, po në këtë letër, Kongresi kërkon që të krijohet Asosacioni i Komunave serbe në veri, po ashtu siç sugjeron që të krijohet një e tillë në jug të Serbisë, për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.
“Së fundmi është raportuar se një Asociacion i Komunave Serbe do të inkorporohet në procesin e dialogut për të siguruar të drejtat e pakicave serbe që jeton në Kosovë.
Ju bëj thirrje që të avokoni për reciprocitet dhe për Asosacion të ngjashëm për komunitetin shqiptar që jeton në Serbinë jugore”, shkruhet në letrën e drejtuar Blinkenit.
Letra
I dashur Sekretar Blinken
Më 18 mars, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takohen për të vijuar negociatat me ndërmjetësimin e BE-së.
Ky dialog është ndërtuar për të arritur një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë edhe njohjen reciproke.
Siç e dini, një nga çështjet më sfiduese për t’u zgjidhur ka të bëjë me dispozitat që mund të bëhen për të siguruar të drejtat e popullatës minoritare serbe në Kosovë dhe pakicave të Kosovës në Serbi.
Duke pasur parasysh historinë e konfliktit në rajon, dështimi për të siguruar këto të drejta në mënyrë të barabartë mund të rrezikojë të gjitha të tjerat, siç është edhe marrëveshja.
Në dijeninë time pika 11 e planit nuk i përmend të drejtat e pakicave apo që të merren masa që të sigurohen të drejta të tilla.
Ju bëj thirrje që ta përfshini këtë pikë në marrëveshjen përfundimtare.
Së fundmi është raportuar se një Asociacion i Komunave Serbe do të inkorporohet në procesin e dialogut për të siguruar të drejtat e pakicave serbe që jeton në Kosovë.
Ju bëj thirrje që të avokoni për reciprocitet dhe për Asosacion të ngjashëm për komunitetin shqiptar që jeton në Serbinë jugore.
Unë i qëndroj dhe mbështes fort dialogun dhe inkurajoj trajtimin e barabartë të pakicave në të dy vendet.
Ju vlerësoj për vëmendjen tuaj për këtë çështje
Sinqerisht.
Jim Himes Ritchie Torres, anëtar i Kongresit Amerikan /rtsh.al/