Kongresisti amerikan: Investimi i ShBA-së, votëbesim për të ardhmen e Kosovës
Kongresisti amerikan: Investimi i ShBA-së, votëbesimi për të ardhmen e Kosovës
Gjatë ditës së djeshme është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçari në vlerë mbi 200 milionë dollarëshe.
Ndërsa sot Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar këtë marrëveshje në seancën parlamentare, shkruan lajmi.net.
Mes shumë reagimeve për këtë marrëveshje, ka reaguar edhe kongresisti amerikan, Ritchie Torres.
Torres ka thënë se ky investim amerikan është votëbesim për të ardhmen e Kosovës.
“Urime Kosovës për sigurimin e një granti prej 202 milionë dollarësh nga MCC-ja, themeluar nga Kongresi. Investimi amerikan është një votëbesim për të ardhmen e Kosovës si një demokraci e pavarur dhe e gjallë”, ka shkruar Torres në llogarinë e vet në “Twitter”.
Congratulations to Kosovo for securing a $202 million grant from @MCCgov, established by Congress.
The American investment is a vote of confidence in the future of Kosovo as an independent and vibrant democracy. https://t.co/nnoKaO7D1P
— Ritchie Torres (@RitchieTorres) July 28, 2022