Kongresisti amerikan: Kosova, partnere e besueshme e ShBA-së
Kongresisti demokrat, Ritchie Torres, ka uruar Kosovën për 14-vjetorin e pavarësisë me një fjalim të shkurtër që ka mbajtur në Dhomën e Përfaqësuesve.
Torres që përfaqëson shtetin e Nju Jorkut është shprehur se ShBA-ja s’ka mik më të madh se Kosova në Evropën Juglindore dhe se koha ka ardhur për Kosovën që t’i jepet respekti maksimal dhe njohja që një shtet i pavarur meriton.
“Kosova sot feston 14-vjetorin e pavarësisë. Kosova është një partner i besueshëm dhe mik i ShBA-së dhe dy vendet tona do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku për të avancuar parimet demokratike edhe për shumë vite në vijim”, ka thënë ndër të tjera Torres.
Today, #Kosovo celebrates 14 years of independence. Kosovo is a trusted partner and friend of the U.S., and our two countries will continue to stand together to advance democratic principles for many years to come. pic.twitter.com/6F1pxMhlML
— Rep. Ritchie Torres (@RepRitchie) February 17, 2022