Kongresisti Torres reagon për marrëveshjen Vuçiq-Putin për furnizimin me gaz

01 qershor 2022 | 11:11

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar pas marrëveshjes së Serbisë me Rusinë për furnizim me gaz për tre vjetët e ardhshme.

Torresi ka thënë se Serbia është përfaqësuese e Rusisë ndërsa Kosova është mike e palëkundur e ShBA-së.

“Kujtojmë se Serbia është një përfaqësuese e Rusisë, ndërsa Kosova është një mike e palëkundur e Shteteve të Bashkuara. Ne në ShBA nuk duhet të harrojmë kurrë se cilët janë miqtë tanë të vërtetë”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.

Të dielën, presidenti Vuçiq ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje me Rusinë për furnizim me gaz.

Ndaj kësaj marrëveshje kanë reaguar kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.

“Ata as nuk kanë nevojë të takohen më: marrëveshjet midis Putin dhe Vuçiq tani arrihen përmes bisedave telefonike. Por ja çfarë tha Vuçiq në lidhje me Kosovën pas takimit të tij të 19-të me Putin në Sochi më 25 nëntor 2021”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa shefja e shtetit ka thënë se Serbia po bënë lidhje ekonomike me Putinin në kohën e pushtimit të Ukrainës.

“Vendimi i qëllimshëm i Vuçiqit për të marrë anën e Rusisë është një goditje për perspektivat e Serbisë për të ecur në rrugën e BE-së. Ai ka zgjedhur të bashkohet me një kriminel lufte dhe të financojë luftën e Putinit, mbi një Evropë të bashkuar, paqësore dhe të begatë. BE nuk mund të injorojë më rrugën shkatërruese që ka marrë”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rafael Nadal ka demonstruar edhe njëherë pse është lojtari më…