Kongresmeni amerikan: Askush nuk po i dënon serbët e ndyrë për krimet në Kosovë (Video)
Kongresmeni amerikan, Tim Burchet, ka treguar se ka zhvilluar një bisedë me ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, rreth krimeve serbe të kryera në Kosovë.
Burchet ka thënë se ato që ia ka treguar Jahjaga janë të tmerrshme, duke i quajtur kështu serbët si njerëz të ndyrë.
Ai shpreson që do të ketë më shumë presion ndaj serbëve, duke shprehur në të njëjtën kohë indinjatën që askush nuk po merr mundin për t’i dënuar ata për atë se çfarë iu kanë bërë popullatës civile në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta.
“Zhvillova një bisedë të mirë me ish-presidenten e Kosovës për krimet e luftës të kryera nga serbët e ndyrë dhe askush nuk është i gatshëm t’i dënojë ata. Ajo (Jahjaga) më tregoi krimet e luftës, në veçanti dhunën seksuale dhe është me të vërtetë e tmerrshme. Të gjithë po punojnë për t’i vënë para gjyqit ata. Ata s’kanë zot. Shpresoj të ketë më shumë presion mbi ta”, dëgjohet duke thënë Burchett në një video të shkurtër të publikuar në llogarinë e vet në “Twitter”.
Ky reagim i kongresmenit amerikan ka ardhur pas dëshmisë së djeshme të Vasfije Krasniqi-Goodman në Kongersin Amerikan. Aty ka dëshmuar edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, dhe Ilir Bytyqi, vëllai i tre vëllezërve Bytyqi, me nënshtetësi amerikane, të vrarë gjatë luftës në Kosovë,
Kongresisti Engel e kishte hapur seancën duke folur për krimet që Serbia i kishte kryer në Kosovë. Ai ka theksuar se është tronditëse që edhe 20 vjet pas luftës askush prej serbëve s’ka dhënë llogari për shumë krime të kryera ./Express/
I had a great conversation with the former President of Kosovo about war crimes carried out by DIRTBAG Serbians and no one willing to punish them. pic.twitter.com/KzrXr02zTs
— Tim Burchett (@timburchett) April 30, 2019