Kongresmeni Gohmert rezulton pozitiv me koronavirus
30 korrik 2020
| 08:51
Kongresmeni amerikan Loui Gohmert i shtetit të Teksasit ka bërë me dije se ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Përmes një videoje, Gohmert tha se kishte bërë një test të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë para se të nisej me presidentin Donald Trump drejt Teksasit dhe se kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.
Republikani Gohmert ishte parë kohët e fundit pa maskë në ndërtesën e Kongresit.
Gjatë seancës dëgjimore të Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve me Prokurorin e Përgjithshëm William Barr, Gohmert u vu re që nuk e përdorte maskën mbrojtëse.