
Kongresmeni republikan propozon fytyrën e Trump në kartëmonedhën 100 dollarëshe
Përfaqësuesi në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së nga Teksasi, republikani Brandon Gill, ka njoftuar se do të prezantojë një projekt-ligj për printimin e imazhit të presidentit amerikan Donald Trump në kartëmonedha 100 dollarëshe pas mandatit të tij aktual në Shtëpinë e Bardhë.
“Presidenti Trump mund të kishte shijuar vitet e tij të arta duke luajtur golf dhe duke kaluar kohë me familjen e tij. Në vend të kësaj, ai ndërmori një rrezik dhe tani po punon më shumë se kurrë për të siguruar kufijtë tanë, për të rregulluar marrëdhëniet tona të pabalancuara tregtare me pjesën tjetër të botës dhe për ta bërë Amerikën sërish të pavarur nga energjia”, tha Gill për Fox News.
Gill tha se zëvendësimi i imazhit të Benjamin Franklin me atë të Trump në kartëmonedhën 100 dollarë “do të ishte një mënyrë e vogël për të nderuar gjithçka që presidenti i Shteteve të Bashkuara do të arrijë në katër vitet e ardhshme”.