Kongresmeni Ritchie Torres viziton Gllogjanin (foto)
20 nëntor 2022
| 15:44
“Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme”, kështu ka thënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas pritjes që i bëri në Gllogjan kongresmenit, Ritchie Torres.
“Në Gllogjan sot, kisha nderin të pres një mysafir të veçantë, mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin Ritchie Torres. Në mesin e shumë miqve, sot na nderuan edhe atdhetari i madh Harry Bajraktari, ish deputetja Vasfije Krasniqi Goodman, kryetarë të komunave, deputetë, bashkëluftëtarë e kolegë të tjerë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.