Konjfuca: Kosova mbetet e përkushtuar për një shoqëri dhe shtet demokratik
15 shtator 2022
| 13:26
Sot, me vizita të qytetarëve në hapësirat e Kuvendit të Kosovës është shënuar Dita Ndërkombëtare e Demokracisë.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se shënimi i kësaj dite është një rast i mirë që t’i bashkohemi në festë familjes së madhe të demokracive të botës dhe të dëshmojmë edhe një herë se demokracia e konsoliduar si realizim i lirisë për të gjithë, nuk është vetëm aspiratë por edhe qëllim i përhershëm dhe realitet i prekshëm të cilin po e ndërtojmë për çdo ditë në shtetin tonë.
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në synimin e saj për një shoqëri dhe shtet demokratik, të integruar në Bashkimin Evropian e në NATO dhe të anëtarësuar në OKB e në organizata tjera ndërkombëtare”, ka thënë Konjufca.