Konjfuca mbledh sot kryetarët e komisioneve parlamentare

10 nëntor 2021 | 08:26

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të mbajë mbledhje me të gjithë kryetarët e komisioneve parlamentare të themeluara nga ky institucion.

Mbledhja do të fillojë nga ora 11:00 në Ndërtesën e Kuvendit.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti do t’i shkojë në fushatë për dy orë kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për Prizrenin, Mytaher Haskukajt.

Eventet të cilat do t’i mbajnë bashkë Kurti dhe Haskukaj do të jenë nga ora 16:00 e tutje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë të ditur se…