Konjfuca nderon të rënët në Sllovi
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka përkujtuar të rënë në Sllovi të Lipjanit, ku forcat policore e ushtarake të Serbisë masakruan 45 shqiptarë dhe plagosen 16 të tjerë.
“Më 15 prill 1999 në Sllovi të Lipjanit Serbia pushtuese masakroi 45 shqiptarë dhe i plagosi 16 të tjerë. Paramilitarët serbë plaçkitën dhe dogjën shtëpitë e tyre. Një ditë më parë, më 14 prill, në Rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë, ushtarët e policët e Serbisë masakruan e vranë edhe 31 banorë të asaj ane. Ndërsa një ditë më pas, më datën 16, në Padalishtë (Pemishtë) të Skenderajt u ekzekutuan 13 shqiptarë. Dhimbje të vazhdueshme që zemrat tona të thyera nuk do t’i harrojnë asnjëherë. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Konjufca në llogarinë e vet në “Facebook”.