Konjufca: AAK-ja dhe Nisma janë bërë bisht i Hashim Thaçit
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se seanca e thirrur nga opozita do të mbahet dhe do të dëgjohen diskutimet e tyre.
Duke folur për ekipin negociator që ka formuar Qeveria për dialogun me Serbinë, Konjufca ka thënë se AAK-ja dhe Nisma janë dorëzuar përball PDK-së.
Sipas tij, lakmia e madhe për pushtet dhe kërcënimi i PDK-së se mund ta rrëzojë kur të donë Qeverinë e kanë sjellë në këtë gjendje kryeministrin Ramush Haradinaj.
“Sot çka kemi pa është vagonët që do t’i shtohen Hashim Thaçit në negociatat me Serbinë. Duke u bërë bisht i Hashim Thaçit për të shkuar në Bruksel me gjysmën e spektrit politik, përkundër që ne i refuzojmë vendet e rezervuara, këtu nuk po ndryshon asgjë. Nuk kam dyshim se kufijtë e Kosovës nuk do të hapen. Do të shkojë t’i hap kufijtë me Serbinë. Kjo është ditë e pikëllushme për Kosovën këta do të shkojnë vetëm për t’ia bërë agjendën Thaçit, jo për ta mbrojtur Kosovën”, ka thënë Konjufca.