Konjufca: Abelard Tahiri po më pyet, ‘mos po doni me qet harxh me shpërnda edhe Kuvendin?’
23 maj 2024
| 14:30
Në kohën kur Kuvendin e Kosovës po diskutohej për zhvendosjen e miratimit të statutit të ri Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka gjetur kohë edhe për pak humor në seancën e sotme plenare.
Derisa për këtë çështje po diskutonin deputetët, ai ka prezantuar një “kërkesë” të shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
“Abelard Tahiri po me pyet: ‘mos po doni me qet harxh me shpërndarë edhe Kuvendin’”, ka thënë Konjufca.
Kjo deklaratë e Konjufcës ka shkaktuar të qeshura nga deputetët e Kuvendit.